TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me zjarrin e rënë këtë të shtunë në një parking në sektorin “Rinia” në Durrës. Zjarrfikësi, Nadir Kapaj, thekson se autobusët e djegur ishin të mbushura me bidona naftë dhe goma.
Sipas tij mbetet e hapur pista se zjarri mund të këtë qenë i qëllimshëm, ndërkohë që theksoi se zjarri është fikur. “Autobusët nuk janë në përdorim, ishin te mbushur me goma, me bidona nafte, lëndë plastike te djegshme. Mbetet dhe alternativa të ketë qene e qëllimshme”, tha ai.
Policia e Durrësit njoftoi se zjarri ka rënë rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15, Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”. Si pasojë janë përfshirë nga flakët disa autobusë të vjetër ndërsa ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.