AKTUALITET, 27 Dhjetor 2025, 11:17

Ervin Salianji takon sot demokratët e Shkodrës. Berisha pas tij njofton takim me PD në Korçë, bën “xing” me orarin

Ervin Salianji takon sot demokratët e Shkodrës. Berisha pas tij

Demokrati Ervin Salianji do të ndalë sot foltoren e tij të takimeve në Shkodër. Ishte vetë ish-deputeti që njoftoi përmes një njoftimi në rrjetet sociale takimin me demokratë, në orën 18:00.

Por nuk vonoi shumë kur kryetari i PD-së, Sali Berisha njoftoi një takim në Korçë, po në të njëjtin orar me takimin që do të mbajë Salianji.

Ervin Salianji takon sot demokratët e Shkodrës. Berisha pas tijErvin Salianji takon sot demokratët e Shkodrës. Berisha pas tij

Më herët Salianji ka qenë edhe me demokratët në Elbasan dhe Durrës.

Takimi i Elbasanit u bë dhe mollë sherri në Kryesinë e PD-së, pasi Salianji u akuza nga Noka dhe Berisha se organizoi takimin me mbështetjen e Suel Çelës, gjë që u hodh poshtë kategorikisht nga ish-deputeti dhe vetë demokratët që morën pjesë në takim.