AKTUALITET, 27 Dhjetor 2025, 13:27

I dënuar me burg për ‘mashtrim’, arrestohet 34-vjeçari i shpallur në kërkim në Shkodër

I dënuar me burg për ‘mashtrim’, arrestohet

Një 34 vjeçar, i shpallur në kërkim është arrestuar në Shkodër. Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale A.A., banues në Tiranë, ishte dënuar me 3 vite burg për veprën penale ‘Mashtrimi’.

"Specialistët e Policisë Kufitare ndaluan shtetasin A. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës e ka dënuar me 3 vite burg për veprën penale “Mashtrim”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Kukës".

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.