TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Besfort Ruanaj, 42-vjeçari që humbi jetën pas goditjes me top në kraharor gjatë një ndeshjeje futbolli në një kalçeto në Vlorë, është përcjellë sot për në baneën e fundit. Në një prononcim për Top Channel, mjeku i urgjencës, Detjon Pashaj, rrëfeu momentin kur Ruanaj mbërriti në spital, por fatkeqësisht pa shenja jete.
Ai shtoi më tej se në raste të tilla, ndërhyrja është e pamundur dhe se nuk kanë informacion për sëmundje të tjera që mund të ketë pasur i ndjeri.
“Kam qenë unë mjek roje. Fatkeqësisht pacienti erdhi pa shenja jete, pa puls. Në momentin që pacienti vjen pa shenja jete është e pamundur. Nuk kemi informacion për sëmundje të tjera që mund të ketë pasur, ndaj theksoj se të gjitha grup moshat të diagnostikohen. Qofte edhe një vizitë te mjeku i familjes, apo konsulta te kardiologu”, u shpreh mjeku i urgjencës.