AKTUALITET, 11 Qershor 2025, 13:46

Detaje të reja/ I akuzuar për vrasje e grabitje me armë si pjesë e grupit kriminal, ja kush është vëllai i killerit me pagesë që do të ekstradohet nga Dubai

Detaje të reja/ I akuzuar për vrasje e grabitje me armë si

Dashnor Dumani, vëllai i vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, i cili është kthyer në të penduar të drejtësisë eshte arrestuar ne Dubai.

Dashnor Dumani pritet të ekstradohet sot drejt Shqipërisë, ndërsa ndaj tij rëndojnë disa akuza.

Vëllai i vrasësit me pagesë, i dyshuar si pjesëtar i organizatave kriminale, është dënuar nga GjKKO-ja i dënuar për armëmbajtje pa leje, ndërsa akuzohet për vrasje dhe për vjedhje me armë.

Nderkohe media ka siguruar foton e dy vëllezërve Dumani të realizuar në vitin 2010 teksa mbajnë në dorë tufa me para.

Ndërkohë pritet të ekstradohet sot edhe Artemis Stafa, i cili dyshohet se pastronte paratë e vëllezërve Çopja.

“Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:

-D. D., i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë;

-A. S., i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan”, njofton policia.

Detaje të reja/ I akuzuar për vrasje e grabitje me armë si