TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy adoleshentë, nxënës të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet kanë mbetur të plagosur pas një sherri me thika mes tyre.
Sherri ka ndodhur mes dy nxënësve jashtë orarit të mësimit, pasi ka mbaruar ora e gjashtë. Njëri nga nxënësit është në klasën e tetë dhe tjetri në të nëntën.
Në sherr nuk janë përfshirë nxënës të tjerë. Dy nxënësit, njëri 14 dhe tjetri 15 vjeç kanë marrë plagë të rënda dhe janë transportuar në spitalin e Traumës.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme. Policia ka shkuar në vendngjarje, motivet dhe rrethanat janë ende të panjohura.