AKTUALITET, 23 Korrik 2024, 16:34

Detaje nga skema e mashtrimit/ Si i morën para 2 të arrestuarit presidentit të “Besëlidhjes” në emër të kryebashkiakut të Lezhës

 Detaje nga skema e mashtrimit/ Si i morën para 2 të arrestuarit
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me dy personat e arrestuar për mashtrim në Lezhë. Mësohet se Shkëlqim Domi dhe Saimir Sallaki, janë paraqitur në emër të kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu, duke i marrë shumën e parave biznesmenit Ylli Ujkaj, i cili është dhe president i ekipit të basketbollit ‘Besëlidhja’.

Kujtojmë që këta dy persona në bashkëpunim me shtetasin Shefik Kurti, më datë 14.07.2024, kanë përfituar 15 000 euro, nga administratori i një operatori ekonomik, duke komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesve të institucioneve vendore.

Gjithashtu, këta shtetas kanë tentuar të përfitojnë 20 000 euro, nga një tjetër person, me anë të kësaj skeme mashtrimi.