AKTUALITET, 25 Nëntor 2025, 13:15

Detaje/ “Maskohej si grua, që të punonte tokën”, të afërmit e Jorgo Hatias: “Arresti shtëpiak” i ka përfunduar, por nuk e dinte

Detaje/ “Maskohej si grua, që të punonte tokën”,

Jorgo Hatia, 69-vjeçari i cili ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, tentoi t’i shpëtonte kontrollit policor duke u veshur si grua dhe duke dalë në rrugët e fshatit Strumë të Roskovecit.

Një familjar i tij dhe i të vëllait të tij Riza Hatia, në News 24, ka dhënë detaje nga ngjarja. Videoja e shpërndarë në media sipas tij është filmuar nga Klarisa, nusja e Rizait, për shkak të konflikteve familjare.

Ai ka sqaruar se Jorgos i kishte përfunduar tashmë masa “Arrest në shtëpi” por se ai nuk kishte avokat dhe nuk ishte në dijeni të procedurave.

“Na vjen zor, jemi familjarë, kemi miq e krushq, na shkruajnë njerëzit dhe kemi arritur deri aty sa tu themi nuk i njohim se na vjen zor. Del një i alkoolizuar aty e flet dhe ngelemi ne me turp. Deri tani 7 vetë më kanë dërguar videon e Klarisës. Nuk di çfarë kanë, ka shkalluar Rizai dhe i duket vetja si aktor humori.

Në dijeni në time ai nuk flet me asnjë nga familjarët e tij, as me fqinjët. Unë kam mbi 7 vite që nuk flas me ta. Edhe Klarisën në media e kam njohur nuk e dija që ishte nusja e kushëririt. Rizai ishte problematik kishte probleme dhe me prindërit dhe rrihte motrën. Ishte shumë prepotent.

Familja e tij, gruaja djali dhe vajza kanë nevojë për ndihmë sepse dhunohen nga ai. Arresti i shtëpisë ka mbaruar në gusht, por Jorgo nuk kishte avokat dhe nuk i dinte procedurat. Për të mos lënë gruan e tij vetëm në punimin e tokës, u detyrua nga rrethanat për t’u veshur ashtu dhe për të dalë nga shtëpia”, tha ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vala News (@valanews.al)