TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shumë prej 100 mijë euro ishte garantuar nga Kasandër Noga, për të vrarë hasmin e tij në Tiranë, Geron Hasanbelliun. Por porosia duket se ka shkuar keq, pasi atentatorët nuk e kanë njohur si duhet personin që do të vrisnin e i morën jetën një të pafajshmi.
Në fakt, të dhënat për ngjarjen që u quajt edhe masakra e “Don Boskos” ishin bërë me dije shumë kohë më parë, por pas arrestimit të Kasandër Nogës në Austri për llogari të Belgjikës duket se ka sjellë detaje të reja që lidhen me grupin kriminal që ishte pajtuar nga Noga për të vrarë hasmin e vet. Gjithçka mes dy protagonistëve të asaj përplasjeje ka nisur më shumë se 20 vjet më parë, ndërkohë që Noga udhëtoi nga Tirana për në Belgjikë për ta vrarë vetë Erion Hasanbelliun, ndërkohë për ekzekutimin e të vëllait, Geronit ai duket se ka pajtuar një skuadër qitësish nën komandën e Kevin Zenelit, shokut të tij.
NGATËRRIMI I SHËNJESTRËS
Në vend të goditjes së Hasanbelliut, grupi i kontraktuar nga Kasandër Noga, si Kevin Zeneli alias Suçi dhe dy persona të tjerë nga Fushë-Kruja ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me breshëri automatike drejt anëtarëve të një familje, duke vrarë një person të pafajshëm Erion Çelën dhe plagosur 4 persona të tjerë. Ngjarja e rëndë ndodhi në 4 janar 2022 në rrugën “Don Bosko”.
Ndërsa dy vite pas këtij krimi të rëndë, policia dhe prokuroria e Tiranës mundën të zbardhnin krimin. Për zbardhjen e këtij krimi, rol parësor ka pasur aparati i telefonit të kapur Kasandër Nogës në Belgjikë, gjatë momentit të arrestimit të tij, kur qëlloi mbi Geron Hasanbelliun. Të dhënat e këtij telefoni janë marrë nga prokuroria Belge dhe dërguar autoriteteve Shqiptare për ekzaminim. Për shkak të bisedave në gjuhën francezë, është dashur pak kohë që ato të përkthehen nga Ministria e Drejtësisë dhe mandej ti vihen në dispozicion prokurorisë së Tiranës. Përmes bisedave, fotove dhe videove, prokuroria e Tiranës ka zbuluar se organizatori për vrasjen e Geron Hasanbelliut në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, ishte Kasandër Noga, i cili kundrejt 100 mijë eurove, lidhi një kontratë vdekje me Kevin Suçin dhe dy persona nga Fushë-Kruja ende të paidentifikuar.
Nisur nga kjo situatë dhe analizë provash, pak ditë më parë prokuroria e Tiranës i kërkoi gjyqtares Migena Laska, caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Kevin Zenelin, Roland Ahmetsulaj nga Burreli i cili ka një servis makinash në Tiranë.
Masë sigurimi është lëshuar dhe për dy vëllezërit që qëndrojnë në burg, Gentjan dhe Indrit Beqiraj, Ilir Feçi dhe Kasandër Nogën që ndodhet në burg në Belgjikë. I vetmi që u arrestua gjatë aksionit është Roland Ahmetsulaj, ndërsa personave të tjerë i është komunikuar masa e sigurisë në ambientet e burgut. Ndërsa Kevin Suçi, vijon të qëndrojë ende në kërkim. Të njëjtën persona akuzohen edhe për Sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen, ndaj dy nipave të Geron Hasanbelliut që ushtrojnë aktivitet tregtar tabakino në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Shuma për vrasjen e dy nipave, ishte 50 mijë euro për secilin prej tyre.
KUSH ËSHTË NOGA!
Kasandër Noga, i futur herët në botën e errët të krimit, madje që kur ishte student i Akademisë së Policisë u përjashtua para se të diplomohej, kur plagosi në ambientet e shkollës me thikë një student nga Lushnja. Në Akademi njihej si gjakftohtë, pak i frikshëm, por inteligjent. Ra në hakmarrje fare i ri, para 24 vitesh, në Patos.
Kasandër Noga u konfliktua me Gentianin, vëllain e Erion dhe Geron Hasanbellit, sherr ky që vazhdon të shkaktojë viktima në Tiranë e Belgjikë. Erion Hasanbelliu i cili u largua në Itali, kontaktoi atje Mariglen Hodajn dhe i dha një shumë parash që t’ia dërgonte babait të tij, Aqif Hasanbellit në Patos. Por, Marigleni nuk i dorëzoi dhe më 4 gusht të vitit 2000 u vra në qytetin e Patosit. Në përplasjen me armë u plagos djali tjetër i familjes Hasanbelli, Geroni. Erion Hasanbelli u cilësua organizator, kurse Hodaj ishte miku i ngushtë i Nogës. Më 19 gusht të 2000, Kasandër Noga hyri në Sanatorium i shoqëruar nga Julian Çela aty ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelli (babai i vëllezërve Hasanbelli) dhe Dritan Hajdini, shoku i Geronit. Me breshëri automatiku, i lanë të vdekur në vend. Ngjarja u njoh si ‘masakra e Sanatoriumit’.
Për të larë gjakun e babait, Geron Hasanbelli me vëllain, ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën në Belgjikë në 2002. Geroni strehohet në Itali, por arrestohet në 2009 dhe u ekstradua në Shqipëri. Kurse Kasandër Noga, autori i masakrës u arrestua nga policia belge u ekstradua në Shqipëri. Mbi të rëndonte një dënim me burgim të përjetshëm. Geron Hasanbelli del i pafajshëm, vëllai, Erioni u dënua me 25 vjet burg.
Në Apelin e Vlorës Geroni dënohet me 14 vite burg, ndaj u riarrestua. Pas disa vitesh vëllezërit Hasanbelli u liruan, por Noga i mbante nën mbikëqyrje. Në vitin 2022, Noga shtiu në qendër të Brukselit, Erion Hasanbellin, që mbijetoi, dhe një 1 vit më vonë Kasandër u vu në pranga. Megjithatë në krah të tij, ishte Kevin Zeneli (Suçi). Nga qelia, vendosi të ekzekutojë Hasanbellit e nipat e tyre.
Ilirian Feçi dhe vëllëzerit Indrit e Gentjan Beqiraj, u paguan për këtë plan. Por pas disa kohësh ata u tërhoqën nga frika, dhe për vrasjen Noga dhe Zeneli kontaktuan dy persona të tjerë, që ende nuk janë identifikuar. Më 4 janar 2022, Kevin Zeneli dhe dy të panjohurit hapën zjarr drejt një lokali në Don Bosko, për të vrarë Hasanbellin, por ngatërruan objektiv.