TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Serxho Sula, 26 vjeç, ka humbur jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në Volos të Greqisë.
Aksidenti tragjik ka ndodhur pak para orës 18.00, kur 26-vjeçari, sipas informacioneve, po kthehej nga Rizomylos, ku kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes Asteras dhe Thereas Agrias.
Sipas TheNewspaper.gr, në rrethana të paspecifikuara, motoçikleta e tij ka dalë nga rruga, duke bërë që drejtuesi të humbte jetën në vend.
I riu shqiptar jetonte në Nea Jonia, Volos, dhe kishte një dobësi të veçantë për motorët.
Sektori i Qarkullimit në Volos po kryen hetimet paraprake për shkaqet e aksidentit.