TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ardian Çapja dhe anëtarët e grupit të tij, të dënuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit i janë drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs për prishje vendimi.
Bëhet me dije se në rekurs kërkohet ndryshimi e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, dhe ai i Apelit, duke vendosur deklarimin e pafajshëm të Ardjan Çopjas dhe vëllait të tij Florenc Çapjas, pasi nuk provohet, sipas mbrojtjes, që të kenë kryer veprat penale për të cilat akuzohen. Po ashtu grupi kërkon revokimin e masës “Arrest në burg”.
Ardian Çapja, vëllai i tij Florenc Çapja dhe Jorgo Leku alias Olsi Leku u dënuan me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme, lidhur me vrasjen e Nezir dhe Gentjan Beqirit, babë e bir, e ndodhur mëngjesin e 15 gushtit të vitit 2012 në qytetin e Elbasanit, brenda banesës së të ndjerëve.
Me 25 vite secili u dënuan Klajdi Dokoli dhe Etjen Cani dhe me 15 vite bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi.