AKTUALITET, 31 Dhjetor 2025, 16:19

Sot ndërrimi i viteve, 15-vjeçari kapet duke shitur fishekzjarrë, pas ndalimit dhunon policin

Sot ndërrimi i viteve, 15-vjeçari kapet duke shitur

Një 15-vjeçar u kap duke shitur fishekzjarrë dhe lëndë piroteknike. Sipas njoftimit zyrtar, ditën e sotme, në rrugën “Besim Cera”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 15-vjeçarin duke shitur lëndë piroteknike.

Gjatë veprimeve për shoqërimin e tij në ambientet e Policisë, i mituri ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe i ka dhunuar.

Policia ka referuar materialet në Prokurori për një shtetas të mitur, 15 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.