TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Milena Deraj, ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë, e cila dyshohet se përmes mashtrimit ka arritur që ti marrë disa personave 570 mijë euro.
Milena Deraj, u arrestua dy ditë më parë, dyshohet se duke mashtruar u ka marrë babait dhe dy djemve shumën prej 340 mijë euro me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021.
Gjithashtu, 30 vjeçarja dyshohet se ka mashtruar edhe një shtetase tjetër, duke i marrë 230 000 euro, me premtimin për t’i investuar në bono thesari.