TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas kërcënimit për largim nga Grupi Parlamentar i PD-së nëse nuk ka reflektim nga lidershipi i saj, deputeti demokrat Dashnor Sula ka dhënë një tjetër propozim për bashkimin e partisë.
Sulaj shprehet se do të ishte e udhës që të tërhiqej Lulzim Basha dhe drejtimin e partisë ta merrte një grup i përbërë nga deputetë që mbështesin Berishën dhe ata që mbështesin Bashën, të cilët më pas do ta çonin partinë në zgjedhjet për kryetar.
Dashnor Sula është deputeti qe ka qenë në kontakt ditët e fundit me deputetët e PD që kërkojnë largimin e Bashës dhe gjithashtu ka takuar përfaqësues të Komisionit të Rithemelimit.
Më herët, Sulaj tha:
“Kryetar ndryshe nga mbledhja e parë kur ne folëm dhe ju na dëgjuat, madje mbajtët edhe shënime për ato që ne thamë sot unë shpresoj dhe besoj se ju keni ardhur me një formulë zgjidhjeje për këtë situatë.
Gjatë këtyre ditëve, ju keni marrë kohën që ju është dashur por edhe unë dhe kolegët e mi kemi menduar dhe ideuar forma dhe mënyra të ndryshme reagimi përballë gjendjes në të cilën ndodhen demokratët sot.
Dua të kërkoj vëmendjen e kolegëve dhe sidomos tuajën z. Basha, pasi dua të bëj një sqarim për rrugëtimin tim në PD që nga koha kur ju nuk ishit jo vetëm drejtues por as deputet i kësaj partie.
E them që dua vëmendjen tuaj sepse në varësi të zgjidhjes dhe vendimeve që t’i do të marrësh në fund të kësaj mbledhjeje, mbase kjo mund të jetë edhe fjala ime e fundit në këtë grup. Ndonëse do të ishte gjëja e fundit që do të doja!”