AKTUALITET, 30 Tetor 2023, 13:25

Deputetët e opozitës paralajmëruan se do të merrnin pjesë në seancë, tërhiqet PS, anulon vendimin e përjashtimit

Deputetët e opozitës paralajmëruan se do të merrnin

Mazhoranca ka anuluar vendimin për përjashtimin e 23 deputetëve të opozitës, pas paralajmërimit të tyre se do të ishin në seancë.

Kryetari i Grupit të opozitës, Gazment Bardhi, ka njoftuar deputetët se i është bërë me dije anulimi i vendimit të përjashtimit të tyre nga seanca.

“Të nderuar kolegë, Zyrtarisht jemi njoftuar nga Kuvendi që nuk do të ketë asnjë pengesë për deputetët e përjashtuar për pjesëmarrje në seancë. Vendimi i përjashtimit është anulluar” , është mesazhi që Bardhi u ka drejtuar kolegëve demokratë.