TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërsa prej një jave opozita shqiptare është në ankth për akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, për privatizimin e ish-kompleksit "Partizani", në kampin tjetër vazhdon hareja e pushtetit.
Edi Rama, pasi luajti bilardo në Thumanë ku përuroi sërish shtëpitë e rindërtua pas tërmetit të 26 nëntorit 2021, u zhvendos në Jug, Himarë dhe Gjirokastër, ku u mor me hallet e turizmit.
Por edhe Erion Veliaj, kryetari i bashkisë së Tiranës nuk mbeti pas. Pasi organizoi një garë tre ditore me makina të vjetra, duke bllokuar një pjesë të trafikut. Veliaj u pa sot në Petrelë ku tha se mori pjesë në festën e ullirit. I ulur në stol dhe rrethuar nga disa burra me veshje tradicionale të zonës kryebashkiaku i ra dajres, ndërsa në sfond luhej një këngë e hershme e motrave Libohova.
Qeveria dhe PS-ja nuk kanë reaguar për akuzat ndaj Berishës dhe arrestimin e dhëndrit të tij, 8 ditë më parë, dhe, pa e prishur terezinë, kanë vijuar festat.