TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste gjatë ditës së sotme, ku u ka dhënë porosi socialistëve lidhur me seancë parlamentare që do të zhvillohet në orën 17:00.
Teksa deputetët e përjashtuar të opozitës paralajmëruan se do të jenë në Kuvend, Rama i kërkoi socialistëve që të respektojnë rregulloren dhe të mbajnë qëndrim të unifikuar.
“Ne vazhdojme te respektojme rregulloren, ata te vijojne punen e tyre. Per cdo situate te krijuar duhet qe PS te jete e unifikuar ne qëndrim”, iu është drejtuar Rama.
Pavarësisht se Parlamenti i ka përjashtuar për 10 ditë, 23 prej deputetëve të opozitës, këta të fundit kanë vendosur të shkojnë sot në Parlament.
Seanca e radhës është parashikuar për ditën e sotme në orën 17:00, ndërsa grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur që të gjithë deputetët të jenë të pranishëm dhe të mblidhen para ndërtesës së Parlamentit në orën 16:30 minuta për të shkuar siç thuhet në njoftim “në grup në seancë”.