TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në një kohë kur sot pritet të ketë debate të forta në Kuvend, mësohet se deputetët opozitarë të përjashtuar do të mund të marrin pjesë në seancë.
Lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Ky i fundit ka njoftuar kolegët e tij se i ka ardhur një njoftim nga Kuvendi për pjesëmarrjen e 23 deputetëve të përjashtuar në seancë.
“Të nderuar kolegë,
Zyrtarisht jemi njoftuar nga Kuvendi që nuk do ketë asnjë pengesë për deputetët e përjashtuar për pjesëmarrje në seancë. Vendimi i përjashtimit është anuluar”,-mësohet të ketë njoftuar Bardhi kolegët.