AKTUALITET, 30 Tetor 2023, 11:10

Konflikti në Kepin e Rodonit/ Detaje të reja, policia në kërkim të personit që qëlloi me armë, i afërm i Frrokut

Konflikti në Kepin e Rodonit/ Detaje të reja, policia në

Policia e Durrësit ka vënë në pranga për konfliktin e armatosur një ditë më parë në Kepin e Rodonit,  Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka, Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri.

Është shpallur në kërkim shtetasi Besnik Toma, i cili ka qenë dhe personi që ka qëlluar me armë zjarri, i cili thuhet se është i afërm i ish-deputetit Mark Frroku.

Sakaq, në gjendje të lirë është proceduar Ndue Sokoli.

Kujtojmë se në konflikt janë përfshirë disa persona që pretendojnë se janë përfaqësues të Kishës Katolike, me banorët e zonës, të fshatit Shetaj, mes tyre edhe ish-deputeti i PS Mark Frroku dhe të afërm të tij.