TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se Basha nuk duhet të kishte reaguar siç bëri, lidhur me çështjen e Salianjit pasi kur është bërë denoncimi publik Basha ka qenë kryetari i PD në atë kohë.
“Sot ndodhemi para faktit të kryer. Zoti Salianji është në burgun e Fierit. Nuk e dimë mbase e marrim vesh se me kë e kanë lënë se edhe atje në burg mund të ketë njerëz që janë denoncuar. A ishte i nevojshëm burgu apo jo kur prokurori kërkoi dënim me kusht dhe gjykata dha dënim me burg.
Pashë reagimin e Bashës kur u dha dënimi që tha se dënimi i zotit Salianji ishte pjesë e marrëveshjes Rama-Berisha, por kur u bë denoncimi i Salianjit, kryetar në atë kohë ka qenë Basha dhe Salianji ishte i ri.
Kjo ishte një ngjarje shumë e madhe sepse pasi iku Tahiri, erdhi Fatmir Xhafa dhe ai kishte dhe konflikte brenda PS-së. Sepse tha Rama që po qëllon me gurë shtëpinë e vet sepse kishte disa aksione në veri etj.
Sot ndodhemi para këtij fakti dhe jemi në një vendim gjyqësor ku gjykata tha se fabrikuesi nuk është zoti Salianji.”-tha Hoxha.