TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u dënua për kallëzim të rremë edhe pse ai nuk ka depozituar asnjë kallëzim ndaj vëllait të ish Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Preç Zogaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se ëshë një "super skandal" nëse pretendimi i avokatëve se "kallëzimi publik" nuk ekziston si koncept juridik është i vërtetë. Analisti shtoi se është problematik fakti që ky dënim mund të intimidojë persona që dneoncojnë afera.
Pjesë nga biseda:
Preç Zogaj: Nëse Salianji është dënuar me një dispozitë që nuk e ka Kodi Penal, është një super skandal. Kjo duhet parë, nuk mund ta gjykoj sot, nuk mund të them sot.
Eugen Beci: Fakti i parashtruar nuk parashikohet nga ligji.
Preç Zogaj: Ajo që u kuptua nga parashtresa juaj, është se nuk ekziston kjo vepër penale. Pra kjo dispozitë me të cilën është dënuar Salianji ekziston në Kodin Penal.
Eugen Beci: Kjo dispozitë ekziston por nuk i përputhet veprimeve të Salianjit.
Preç Zogaj: E vlerësoj rolin e avokatit. Por po flas për kuptimin e diskutimit dhe debatit. Avokati ka një pozicion specifik. Përtej kësaj, është se si është interpretuar. Është një çështje që duhet të ezaurohet në aulën e gjyqësorit, edhe në shkallë të tjera. Nëse ky dënim dekurajon dhe intimidon denoncimin e shkeljeve, korrupsionit, është e palejueshme.