TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Flamur Noka ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për burgosjen e Ervin Salianjit dhe aksionin e opozitës.
Noka u pyet nga gazetarët për skenarët e protestës së 7 tetorit, mes të cilave është diskutuar edhe bllokimi i aeroportit të Rinasit.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Rasti Salianji është një rast që vjen si me fat që opozita të ketë një kauzë shumë të fortë për të luftuar. Keni lajmëruar protestë në 7 tetor. Çfarë synon ajo? Ju bërtisni fortë dhe mbetet kaq?
Flamur Noka: Asnjë fjalë nuk do të ketë…. Të jesh i sigurt. Asnjë prej nesh nuk do të duket duke folur. Është revoltë, mosbindje civile.
Klodiana Lala: Keni folur për bllokim të Rinasit, mund të na tregoni disa detaje?
Flamur Noka: Ka qenë ide ta nisim me bllokime aksesh, aeroporti, porti, por ka konkluduar se nuk fillon askund përveçse në kryeqytet. Data 7 është nisja, do ti kemi të vazhdueshme.
Klodiana Lala: Në raport me grumbullimet tuaja, duket reduktim i qytetarëve që ju mbështetin. Mendoni që do të arrini ju me këtë numër mbështëtësish, ku Shqipëria është boshatisur, ta organizoni këtë lloj forme?
Flamur Noka: Mosbindja civile nuk do të thotë vërshim, por mund të bëhet edhe 5 këtu, 5 atje, 30 këtu, 30 atje. Ne kemi thënë Edi Rama nuk do të gjejë paqe dhe qetësi.
Klodiana Lala: Kemi dhjetë vjet që e dëgjojmë këtë.
Flamur Noka: Do të flasin qytetarët, nuk do të flasim ne.