AKTUALITET, 14 Mars 2024, 20:15

E moshuara në Durrës raportohet e vdekur brenda banesës, por...

E moshuara në Durrës raportohet e vdekur brenda banesës, por...

Një ngjarje ‘e çuditshme’ raportohet të ketë ndodhur në Durrës, në lagjen 4. Bëhet me dije se një grua e moshuar, 80-vjeçe, e cila jetonte vetëm në një banesë, është raportuar fillimisht se kishte ndërruar jetë.

Zjarrfikësit hyjnë nga dritarja, për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të saj nga shtëpia, por fatmirësisht e moshuara u gjet e gjallë.

Urgjenca e mori dhe po e çon në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.