AKTUALITET, 29 Dhjetor 2021, 21:40

Del VIDEO/ Si u ekzekutua ish-efektivi i policisë Xhuliano Prela

Del VIDEO/ Si u ekzekutua ish-efektivi i policisë Xhuliano Prela

Emisioni “Në Shënjestër” në News 24 ka publikuar pamjet e vrasjes së ish-efektivit të Policisë, Xhuliano Prela. Ai dyshohet se u qëllua nga Brilant Martinaj, pas një konflikti të çastit. Ngjarja ndodhi në dhjetor të 2020.

Në video shihet se si mjeti i drejtuar nga Martinaj, e konfirmuar kjo nga policia, afrohet në një rrugicë dhe parkon. Më pas, shihet se si ai qëllon mbi ish-efektivin Prela, duke e lënë atë të vdekur.

Pamja e plotë bllokohet nga një mjet tip “Trajler”, por ekspertët e policisë, thonë se kanë pasur pamje më të qartë dhe janë të bindur se autori është Brilant Martinaj, aktualisht i shpallur në kërkim nga policia.