AKTUALITET, 29 Dhjetor 2021, 17:52

“Përfundon epoka Basha”/ Lesi: Java e dytë e janarit do jetë zjarr!

“Përfundon epoka Basha”/ Lesi: Java e dytë e janarit do

“Java e dytë e janarit do të jetë zjarr, jo vetëm te Partia Demokratike, por edhe te Kryeministria”, paralajmërohet në një editorial të gazetës Koha Jonë, me botues Nikoll Lesin.

Në editorialin që transmetohet online përmes një video, Lesi shprehet se në datën 8 janar merr fund epoka e Bashës në Partinë Demokratike, dhe e njerëzve të tij, që përdorin zyrat e kësaj partie, dhe paguhen me votat e demokratëve.

Në editorialin e tij, referuar deklaratave publike, lesi paralajmëron se Policia e Shtetit mund të marrë në mbrojtje Lulzim Bashën si lider i opozitës, edhe pse sipas tij “Berisha ka dhëmbë të çelikta”.