AKTUALITET, 29 Dhjetor 2021, 18:54

Makina përfshihet nga flakët në lëvizje. Dyshimet e policisë për ngjarjen

Makina përfshihet nga flakët në lëvizje. Dyshimet e

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën  “Azem Meshi” në Tiranë dhe për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

“Me datë 29.12.2021, rreth orës 18:20, në rrugën “Azem Meshi” ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin L. M”, thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.