TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Festat e fundvitit janë një moment kur të gjithë shpenzojnë kohë me familjen, pushojnë dhe relaksohen para rikthimit në punë.
Edhe personazhet e famshëm në Shqipëri, e shfrytëzojnë këtë kohë për t'u argëtuar, kryesisht jashtë vendit.
Të gjithë jemi kuriozë se ku i shpenzojnë ata pushimet.
Ja ku kanë zgjedhur të pushojnë disa nga personazhet e showbizzit, politikës dhe medias.
Moderatori i famshëm, që njihet si një adhurues i udhëtimeve, Blendi Fevziu, ka udhëtuar drejt Dubait me familjen.

Motrat Marina dhe Luana Vjollca po i kalojnë festat në Shqipëri, sëbashku me bebin e sapolindur të Marinës.

Këngëtarja Enca Haxhia, po qëndron në Paris. Ajo ka postuar një foto në Instagram, pranë kullës ikonike Eifel.

Bleona Qerreti i ka festuar Krishtlindjet në Palm Springs, Kaliforni, nga ku ka postuar foto me atmosferën e jashtëzakonshme të festave.


Alketa Vejsiu duket më aktive nga të gjithë. Ajo po pushon në veriun e Italisë, ku ka shkuar për ski dhe thotë se më pas do të zhvendoset drejt qytetit të Napolit.


Armina Mevlani ndodhet jashtë vendit në një hotel luksoz, por nuk e ka publikuar vendodhjen.

Presidenti Ilir Meta, po udhëton nëpër Shqipëri, siç e ka zakon. Ndalesa e tij e fundit ka qenë Rehova, nga ku ka publikuar një foto.

Kryeministri Edi Rama, ditët e fundit ka publikuar fotografi nga zona të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht në Laç dhe Kavajë, ku po shpërndan çelësat për banorët e prekur nga tërmeti. Rama shpesh bën edhe ironi me situatën e krijuar në Partinë Demokratike, çka duket se po e argëton më shumë se çdo gjë tjetër.

Për Sali Berishën, asnjë ditë nuk mund të jetë pushim. Ish kryeministri ka një axhendë mjaft të ngjeshur takimesh me demokratët dhe daljesh televizive, përpara aksionit që pritet të ndodhë në ditët e para të Janarit, ku është paralajmëruar nxjerrja e Lulzim Bashës nga selia e PD.

Lulzim Basha nuk dihet ku po i kalon festat, por një gjë është e sigurtë, kjo është koha ideale për të fjetur sa më shumë gjumë, siç tregon edhe një meme epike, që po qarkullon në rrjet!
