AKTUALITET, 20 Qershor 2026, 23:05

Degjeneron sherri mes fqinjëve në Rrogozhinë, vritet me mjete prerëse 60-vjeçari, arrestohet autori (Emrat)

Degjeneron sherri mes fqinjëve në Rrogozhinë, vritet me mjete

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje, ku një konflikt i çastit mes dy fqinjëve ka përfunduar me vdekjen e një 60-vjeçari.

Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 21:50 në lagjen “Mollaj”, dy shtetas, Meklan Meçe, rreth 25 vjeç, dhe Rrapush Memolla, rreth 60 vjeç, janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta. Gjatë përplasjes, dyshohet se janë përdorur mjete prerëse.

Si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari Rrapush Memolla ka ndërruar jetë, ndërsa 25-vjeçari është dëmtuar lehtë në dorë.

Policia ka reaguar menjëherë pas njoftimit dhe ka mbërritur në vendngjarje, ku falë veprimeve të shpejta operacionale është bërë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.

Njoftimi i policisë

Reagimi i menjëhershëm i shërbimeve të Policisë bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e 25-vjeçarit, i cili dyshohet se, gjatë një konflikti të çastit ku u përdorën mjete prerëse, plagosi një 60-vjeçar, i cili më pas humbi jetën.

Rreth orës 21:50, në lagjen “Mollaj”, Rrogozhinë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta mes shtetasve M. M., rreth 25 vjeç, dhe Rr. M., rreth 60 vjeç, fqinjë me njëri-tjetrin, ku u përdorën mjete prerëse, shtetasi Rr. M. u plagos rëndë dhe më pas humbi jetën, ndërsa shtetasi M. M. u dëmtua lehtë në dorë.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, shkuan në vendngjarje dhe, si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, identifikuan, kapën dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin M. M.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.