AKTUALITET, 20 Qershor 2026, 21:36

Protesta e 21-të/ Nga diaspora në Bulevard, te deputetja Koçeku mes protestuesve, qytetarët rrethojnë Kryeministrinë: Rama jepe dorëheqjen!

Protesta e 21-të/ Nga diaspora në Bulevard, te deputetja Koçeku

Protesta e 21-të radhazi që tashmë ka refren largimin e kryeministrit Edi Rama nisi në orën 19:00 në Tiranë, duke mbledhur mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria, por edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora. Tubimi u përqendrua fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për t’u zhvendosur më pas drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe godinës së Kryeministrisë.

Që në orët e para të mbrëmjes, qindra automjete me flamuj kombëtarë përshkuan akset kryesore të kryeqytetit, ndërsa shqiptarët e diasporës iu bashkuan protestuesve në qendër të Tiranës. Me pankarta, flamuj kuqezi dhe megafonë në duar, qytetarët shprehën pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe klasës politike në tërësi.

Protesta e 21-të/ Nga diaspora në Bulevard, te deputetja KoçekuProtesta e 21-të/ Nga diaspora në Bulevard, te deputetja Koçeku

Protesta e 21-të/ Nga diaspora në Bulevard, te deputetja Koçeku

 

Gjatë marshimit drejt Kryeministrisë, protestuesit brohoritën vazhdimisht “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Revolucion” dhe “O Erion o legen, prite Ramën se po vjen”, duke kërkuar ndryshime të thella politike dhe largimin e qeverisë aktuale.

Një nga momentet më të veçanta ishte pjesëmarrja e deputetes Marjana Koçeku, e njohur si “Neomalësorja”, e cila iu bashkua protestës vetëm pak ditë pasi njoftoi largimin nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dhe vijimin e mandatit si deputete e pavarur.

Prania e saj mes protestuesve u prit me interes, ndërsa Koçeku kishte paralajmëruar pjesëmarrjen përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku publikoi simbolin e flamingos, tashmë të lidhur me lëvizjen protestuese. Në deklaratën e saj, deputetja theksoi se idealet dhe vlerat personale mbeten udhërrëfyesi i saj politik, pavarësisht ndarjes nga mazhoranca.

Protesta e 21-të/ Nga diaspora në Bulevard, te deputetja Koçeku

Ndërkohë, pjesëmarrja masive e qytetarëve u pasqyrua edhe nga pamjet ajrore, të cilat tregonin Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të mbushur me protestues. Flamujt kombëtarë dominuan peizazhin e kryeqytetit, ndërsa pranë Piramidës u shpalos një flamur i madh kuqezi, i shoqëruar me duartrokitje dhe thirrje nga turma.

Nga podiumi i ngritur pranë Kryeministrisë, disa qytetarë morën fjalën për të ndarë historitë e tyre dhe për të adresuar kritika ndaj qeverisë. Një protestues, i cili tha se kishte emigruar në Britaninë e Madhe, akuzoi kryeministrin Rama për largimin masiv të shqiptarëve nga vendi dhe për pasojat që emigracioni ka sjellë në familjet shqiptare.

Protesta e 21-të/ Nga diaspora në Bulevard, te deputetja Koçeku

“Edi Rama nuk t’i fal kurrë lotët e nënës time kur na përcillte për në Britani. Mërgata është këtu. Rama jep dorëheqjen. Koha juaj ka marrë fund sepse populli shqiptar nuk është dele”, deklaroi ai mes duartrokitjeve të protestuesve.

Një tjetër qytetar i ardhur nga Londra kërkoi dorëheqjen e kryeministrit deri më 21 qershor dhe ngritjen e një qeverie teknike që, sipas tij, do të garantonte reforma zgjedhore dhe procese më demokratike.

Në fjalimin e tij, ai theksoi se protesta nuk synon zëvendësimin e një force politike me një tjetër, por transformimin e sistemit politik dhe krijimin e kushteve për përfaqësim më të drejtë qytetar në Parlament.

Aktivisti Arben Kola njoftoi se marshimi sot do të zhvillohet rreth Kryeministrisë.

“Shumë shqiptarë kanë zbritur në shesh për ta gdhirë sonte këtu. Ata që kanë dëshirë janë të lirë”, tha ai.

Një protestë madhështore mbahet sot në Tiranë, 21 qershor 2026. Shqiptarët nga të gjithë trevat, nga çdo cep i botës janë bërë bashkë kundër kësaj klase politike dhe kundër kryeministrit Edi Rama.

Siç nuk ishte menduar ndonjëherë, ‘shuplaka’ kryeministrit Edi Rama po i vjen nga Diaspora.

Një pjesëmarrje historike. Një gjë është e sigurt kjo protestë do të mbahet mend gjatë. Një revoltë madhështore kundër kësaj klase politike që për 35 vite me radhë kanë vjedhur dhe punuar në dëm të shqiptarëve.