TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për vizitën e Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken, në Tiranë.
Gjatë emisionit pati edhe debat lidhur me faktin se Blinken takoi për pak minuta në mënyrë informale, drejtuesit e institucioneve të drejtësisë.
Debati në studio:
Ylli Rakipi: A është nornale që Sekretari i Shtetit të takojë kreun e SPAK dhe të institucioneve të drejtësisë?
Preç Zogaj: Në Amerikë nuk e bën dot kurrë.
Neritan Sejamini: Pse e bën në Gjermani? Apo Letoni? Askund nuk e bën dot.
Preç Zogaj: SPAK është institucion shqiptaro-amerikanë. Janë drejtues të institucionve që kanë dalë nga reforma në drejtësi. Është takim për të dhënë një mesazh. Ata kanë nxjerrë urdhër ekzekutiv për luftën ndaj korrupsionit. Pra po nxisin dhe inkurajojnë. Është pozitive.
Neritan Sejamini: Unë mendoj se është negative.
Preç Zogaj: Ata nxisin hetimin e kujtdo.
Neritan Sejamini: Nëse ti je prokuror i SPAK dhe po heton Ramën, do marrësh edhe të dhënat nga Amerika.
Preç Zogaj: Nuk ka asnjë akses Biden te Departamenti i Drejtësisë.
Neritan Sejamini: Nëse prokurori i SPAK heton Ramën dhe Veliajn, kur sheh cfarë thotë Blinken për Ramën, ndihkohet? Patjetër. Prokurorët e kanë të varur shpresën nga Amerika. Kur sheh që Amerika përqafon ata që ka nën hetim, do të gjykohen ata?
Preç Zogaj: Nëse ata sugjestionohen dhe ndërpresin punën, bie SPAK-u dhe bie projekti amerikan që i është premtuar publikut shqiptar. Nëse ai ndërpret hetimit, sepse doli Veliaj dhe i preu rrugën, bie SPAK.
Neritan Sejamini: Ata thonë që ky Rama ka kaq shumë fuqi dhe lidhje që e takon Blinken, pra ky të zhduk sepse ka shumë lidhje dhe lobistë.
Preç Zogaj: Ai prokuror që ka këtë mendim, nuk meriton të jetë aty.
Neritan Sejamini: Ou pse çfarë është? Ata nuk kanë kurajo të hetojnë as Erion VEliajn o Preç, Veliaj vajti atje të dukej se ka Amerikën.