AKTUALITET, 22 Shtator 2022, 23:10

Debati/ Abilekaj: Opozita duhet të nxisë zgjedhje të parakohshme! Sejamini: Me këtë strategji opozita është e mbaruar!

Debati/ Abilekaj: Opozita duhet të nxisë zgjedhje të parakohshme!
Neritan Sejamini dhe Enton Abilekaj në TPZ

Analistët Enton Abilekaj dhe Neritan Sejamini, kanë debatuar në emisionin "Të Paekspozuarit", lidhur me mënyrën se si opozita mund të vijë në pushtet. 

Sipas Sejaminit, përpjeka për zgjedhjet të parakoshme dhe rrëzimin e qeverisë me demonstrata janë të kota dhe harxhojnë energjinë e opozitës në drejtimin e gabuar. Ndërsa Abilekaj mendon se opozita duhet të tentojë gjithmonë të çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, veçanërisht pas skandaleve që ndodhin në Shqipëri. 

Pjesë nga debati: 

Ervin Salianji: Zgjedhjet mund të bëhen edhe më parë. 

Enton Abilekaj: Opozita duhet të luftojë çdo orë për zgjedhje të parakohshme. Kur ka skandale dhe vendi është në rrezik. Teorikisht është kjo, që një qeverie i ndodh skandal dhe bie. Opozita nuk mund ti garantojë qeverisë katër vjet jetë.

Neritan Sejamini: Po çfarë do ti bësh ti, do e rrëzosh me dhunë?

Enton Abilekaj: Ne kemi skandale, qeveria duhet të kishte rënë. Është tjetër gjë pse nuk bie.

Neritan Sejamini: Përse nuk bie qeveria pra?

Enton Abilekaj: Praktikisht kjo qeveri nuk rrëzohet me votë.

Neritan Sejamini: Ka skandale më të mëdha se këto që kanë ndodhur?

Enton Abilekaj: Një qeveri si ajo e austriakut Kurtz, u rrëzua nga skandali i zv kryeministrit.

Neritan Sejamini:  Një opozitë që strategjinë e bazon mbi shpresën e zgjedhjeve të parakohshme është e mbaruar.

Enton Abilekaj: Kjo nuk do të thotë se opozita nuk duhet të kërkojë që qeveria të largohet. Kemi krizë ekonomike që mund të rrëzojë të gjithë ekonomitë e Evropës. Të varfërve po u shtohet varfëria...

Neritan Sejamini: Mendoj se kjo shmang opozitën nga detyra për të krijuar vizion të ri.

Enton Abilekaj: Të kenë alternativën por duke denoncuar, të nxisë rrëzimin e qeverisë.