AKTUALITET, 22 Shtator 2022, 21:39

"Krimi është kudo, shteti e di dhe nuk bën asgjë"/ Sejamini: Edhe kur informojnë aleatët, nuk ka reagim!

"Krimi është kudo, shteti e di dhe nuk bën asgjë"/

Nertian Sejamini ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku është folur për trafikun e kokainës, pas publikimit të emaileve të Gledis Nanos, ku u identifikuar një informacion i DEA, se Banaking trafikon kokainë. 

Sejamini tha se shteti e di që ka krim kudo në vend, por nuk bën asgjë, madje edhe kur informacionet i sjellin aleatët strategjikë. 

"Kjo është histori me dy anë, krimin dhe shtetin. Krimi është kudo dhe shteti e di dhe nuk bën asgjë. Mund të shtoj dhe një të tretë, aleati strategjik të informon dhe nuk bëhet asgjë. Në Shqipëri, jemi në situatë të një pandëshkueshmërie totale. Shteti nuk ndëshkon asgjë, korrupsionin, krimin, asgjë dhe krimi lulëzon.

Kjo që duket është një gjë e vogël. Po të shohësh gjithë strukturën ekonomike, duket që ajo mbahet në këmbë nga futja e parasë jo të ligjshme në ekonomi. Ne kemi ndërtim, casino, restorante dhe tregëti. Pra, gjithçka është një strukturë ekonomike tipike e pastrimit të parave.

Shqipëria nuk ka investitorë të huaj, nuk prodhon asgjë. Ka ndërtimin që lulëzon. Që në Tiranë të shitet një apartament 5 mijë euro, kur e dimë që pjesa e parë janë me vila jashtë Tiranës. 5 mijë euro jashtë Tiranës, janë niveli i dytë... Ky lloj çmimi që nuk bie kurrë, shpjegohet me këtë që, ai person që investon nuk pret të marrë paratë mbrapsht.

Cilat janë politikat e qeverisë? Pasaporta të arta, amnisti fiskale, lojëra të fatit dhe ndërtim kudo. Pra politikat e qeverisë u janë përshtatur krimit të organizuar dhe këtij lloj tregu", deklaroi Sejamini.