AKTUALITET, 22 Shtator 2022, 21:51

"Policia nuk guxon t'i drejtohet bananes së Trifonit..."/ Abilekaj: Banaking u kap katër herë me kokainë, nuk e gjeti gjë!

"Policia nuk guxon t'i drejtohet bananes së Trifonit..."/

Enton Abilekaj ka komentuar emailin e DEA drejtuar autoriteteve shqiptare, ku jepej informacion se "Banaking" trafikon kokainë. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Abilekaj tha se kjo kompani është kapur katër herë me kokainë dhe vijon punën e pashqetësuar. 

"Policia nuk guxon t'i drejtohet bananes së Trifonit (pronarit të Banaking). Trifoni është rasti tipik si një njeri kapet katër herë me kokainë dhe nuk hetohet, por vijon punën dhe shton ngarkesat. Është politikë shtetërore kjo. Njelloj siç ndodhi me kanabisin. 

Nga Shqipëria kanë ikur rreth 500 mijë vetë, në 8 vitet e fundit. GDP është rritur nga viti në vit dhe vijon të rritet. Si mund të largohet 20% e popullsisë dhe GDP të rritet? Si mundet?

Kjo tregon se ka vetëm ekonomi kriminale, që këto para që shtojnë GDP, hyjnë ilegalisht, regjistrohen në tatime vetëm dhe pastaj çdo gjë tjetër kalon në xhepat e atyre që kontrollojnë ekonominë. Ky është pasurim dhe pastrim parash, i njerëzve që bëjnë trafiqe.

E vetmja para që qarkullon sot në Shqipëri, janë para të pista.

Lingotat e arit janë zëvendësuar me lingotat e betonit.

Nga kjo goditet biznesi i ndershëm në Shiqipëri, që është rritur duke punuar me djersë dhe duke paguar taksa", deklaroi Abilekaj.