TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore ka diskutuar sot lidhur me shqetësimet mbi kufizimet e parashikuara për përdorimin e fondeve publike, veprimet e administratës, prokurimet publike dhe investimeve në fushatën elektronike për fushatën zgjedhore.
Bashkëkryetari i komisionit, Damian Gjiknuri tha se ai është i gatshëm të pranojë dështimin e punës dhe të pranojë kërkesën e opozitës që të mos preket Kodi Zgjedhor, për hir të stabilitetit politik.
Komisioni u përfshi nga replikat dhe debatet. Alibeaj tha se “përdorimi i administratës, buxhetit janë çështje që ne e dimë që janë përdorur nga mazhoranca në zgjedhjet e 2021 e duhet t’i adresojmë”.
Ndërkohë Bylykbashi u shpreh se tashmë që ka nisur procesi zgjedhor është vonë.
DEBATET
Enkelejd Alibeaj: Kur ne themi që një nga çështjet kryesore që dëmtojnë zgjedhjet, përdorimi i administratës, buxhetit, i prokurimeve publike, këto kërkojnë nevojë për tu adresuar, në çdo kohë, sa më shpejt aq më mirë. Jam dakord të ecet me prezantimin sot të materialeve, deputetët të njihen e të rimblidhet komisioni për të diskutuar e miratuar. Ne kemi miratuar kalendarin e ndryshimeve eventuale sipas rekomandimeve të OSBE ODIHR por një pjesë të këtyre që afektojnë zgjedhjet lokale të pritshme të ecim me nxitim, më shpejt, kjo është ajo që kemi rëndë dakord.
Kam përshtypjen që ekspertët me njëri tjetri komunikojnë, materialet shpërndahen, secili nga ekspertët duhet të gjejnë kohën për ti parë e të përgjigjen që mos bëhen pengesë për veprimtarinë e komisionit.
Oerd Bylykbashi: Një nga më të rëndësishmet nëse duam të ruajmë stabilitetin në një procesi zgjedhor që ka nisur, të drejtat e zgjedhësve e detyrat organizative të institucionit të përfshira në procesin zgjedhor duhen ruajtur në mënyrë maksimale. Kufizime që mund t’i bëhen palëve të treta që nuk janë pjesë, që vendosen rregulla si nuk përdoren burime shtetërore, nëse kjo forcohet më tepër kjo s’ka të bëjë me organizimin.
Stabilitetin ligjor e kemi bërë që zgjedhësit kandidatët e organet që do të garantojnë të drejtat e dy palëve duan kujdes të madh. Tani ka nisur procesi zgjedhor për këto tre elemente.
Damian Gjiknuri: Nëse për arsye se preket stabilitet zgjedhor pasi presidenti i ka dekretuar, nuk është e mirë, më vjen keq që do të pranoj një dështim të mos realizimit të punës sime por për hir të stabilitetit politik mund të mos e bëjmë. Ne kemi thënë që opozita të jetë sa më e qetë brenda parimeve të pranueshme.
S’ka asnjë frikë këtu ligji zgjedhor është ligj politik, ne këtu bëjmë politikë.
Do i referohem dhe zotit Vasilin që ka bërë një letër. Letra ishte një deklarim politik, zgjatim i atyre që thuhen në konferenca thuhet që Shqipëria në rrezik, nuk i dhashë rëndësi të veçantë se mu duk si trakt politik, që dhe aty theksohej shqetësimi që ka partia e tij apo opozita.
Nëse opozita do që mos prekim asgjë meqë kemi zgjedhjet vendore e për të ruajtur stabilitetin ligjor ja ku jam e pranoj dështimin tim le mos merremi fare me Kodin Zgjedhor, të ecim para me punët që janë bërë, e ne mblidhemi prapë, që ka të bëje vetëm me kufizime të administratës shtetërore.
Opozita e ka merak rolin e shtetit, por shteti nuk mund të ngrijë se ka zgjedhje.
Mos ta shikojmë shtetin armik është mbi palët. Nëse keni ide ta ndërpresim këtë punë unë shkoj për stabilitetin e vendit dhe për qetësinë e opozitës.
Petrit Vasili: Unë as kisha dëshirë të krijoja acarim, më vjen keq që po ta them haptazi që ti nuk di çfarë flet kur unë citoj konstatimet e OSBE ty të duket zgjatim i një konference. Nëse ke marrë angazhim të bësh një militant që nuk ha arsye gjej një vend tjetër. Unë citova probleme madhore që kanë të bëjnë me hetimin e zgjedhjeve.
Enkelejd Alibeaj: Unë përfaqësoj aq sa mundem opozitën, nuk kam asgjë për të pasur kufizime se ne na bashkon një gjë si opozitë që në këtë vend këta zgjedhjet i vjedhin, shqiptarët nuk votojnë lirshëm e s’kemi pse të kemi asnjë diferencë në këtë pikë, por pranoj që eksperti i PD të jetë ai që bën punën e pjesa tjetër ta sodisë e të vijnë këtu e të thonë nuk kemi kohë këtë nuk e pranoj dot.
Për ne përdorimi i administratës, buxhetit janë çështje që ne e dimë që janë përdorur nga mazhoranca në zgjedhjet e 2021 e kjo është ajo që duhet t’i adresojmë.