AKTUALITET, 10 Mars 2023, 12:59

“Damian Gjiknuri ishte shoqëruesi kryesor i McGonigal”, Berisha: Ekipi i tij dhe i Ballës kanë rrjepur me qindra gjoba në Tiranë

“Damian Gjiknuri ishte shoqëruesi kryesor i McGonigal”,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Damian Gjiknuri ka qenë shoqëruesi kryesor i ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, në Shqipëri.

Berisha hodhi akuza ndaj Gjiknurit dhe Ballës teksa u shpreh se “ekipi i tyre ka rrjepur dhjetëra qindra gjoba në Tiranë, më pas i kanë çuar ti vjelin me radhë në Elbasan”.

“Damian Gjiknuri ka qenë shoqëruesi më kryesor i McGonigal në Shqipëri.

Gjiknuri me Taulant Ballën pasi kanë rrjepur ekipi i tyre dhjetëra qindra gjoba në Tiranë, i kanë çuar ti vjelin me radhë në Elbasan. Gjiknurin e dërgoi në Tropojë për të marrë qytetarinë, një tradhtar të kombit amerikan.

Çfarë kujtoni se i përtypin shqiptarët këto? Jo!”, tha Berisha.

Gjatë konferencës për media ish-kryeministri shprehu bindjen se fitorja në zgjedhjet e 14 majit është e opozitës dhe se PD do të marrë pjesë.

“Në bindjen time fitorja është e opozitës dhe ne do të ecim drejt fitores dhe të dështimit të përpjekjeve antikushtetuese, antidemokratike të Ramës me McGonigal me fustan për të lënë këtë vend pa opozitë”.

Do të marrë pjesë në zgjedhje dhe do të fitojë PD. Kjo është e vërteta, do t’i japë përgjigjen më të merituar të gjitha përpjekjeve antidemokratike. Pse jo, edhe antishqiptare sepse të përpiqesh të lësh një vend pa opozitë si Rama dhe të përpiqesh të ndihmosh një kryeministër të inkriminuar, ke disa pikëpyetje për tu përgjigjur. Por kjo është pjesë e hetimit të autoriteteve të SHBA. Kam besim të plotë se çështja do të zbardhet.

Në 90% të garave elektorale demokratët kanë shkuar në zgjedhje me logo koalicioni, është e vërteta”, shtoi Berisha.