AKTUALITET, 16 Qershor 2022, 15:13

Gjendet një trup i pajetë në Maliq, dyshohet se i përket 26-vjeçarit që ishte denoncuar i humbur nga familjarët

Gjendet një trup i pajetë në Maliq, dyshohet se i përket

Një trup i pajetë është gjetur në rezervuarin e Kolanecit në Maliq. Trupi dyshohet se i përket 26-vjeçarit Martin Çeço, që është denoncuar i humbur nga familjarët një ditë më parë.

Drejt vendit të ngjarjes ka shkuar policia për të bërë identifikimin e viktimës, si edhe zbardhjen e rrethanave, nëse kemi të bëjmë me një vetëvrasje apo ngjarje aksidentale.

“Më datë 15.06.2022, në Komisariatin e Policisë Maliq, ka bërë kallëzim shtetasi N. Ç., 67 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, i cili ka deklaruar se i është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi M. Ç., 26 vjeç. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme”, njoftonte policia një ditë më parë për zhdukjen e 26-vjeçarit