TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Agim Kajmaku dhe nipi i tij të arrestuar pak ditë më parë pasi iu kapën 20 kg kokainë në vazot e luleve kanë mohuar përfshirjen në kultivimin e lëndëve narkotike.
Në dëshminë e dhënë për policinë italiane ata janë shprehur se nuk dinin asgjë për praninë e lëndës narkotike.
Sipas mediave italiane, Kajmaku dhe nipi i tij po mbahen në burgun e Fermos. Avokati i tyre Vittorio Supino u shpreh se po punon për zbardhjen e pozicionit të klientëve të tij.
Ai foli për një shirit ngjitës që u sekuestrua në momentin e arrestimit të tyre, duke theksuar se nuk është i njëjti shirit i përdorur për paketimin e thasëve me kokainë.
Media italiane shkruan se të hënën lënda narkotike do të dërgohet në Anoka për t’u analizuar dhe për përcaktuar përqindjes e pastërtisë së saj.
Ndërkohë hetuesit vijojnë hetimet për të zbardhur si është dërguar në fidanishte 18.8 kg kokainë e cila ishte fshehur në vazot e luleve që ishin blerë nga Agim Kajmaku.