AKTUALITET, 2 Maj 2026, 09:06

Operacion antidrogë në Elbasan, në Prrenjas e Librazhd! Gjykata lëshon 20 urdhërkontrolle banesash e disa masa ndalimi

Operacion antidrogë në Elbasan, në Prrenjas e Librazhd! Gjykata

Policia po zhvillon mëngjesin e kësaj të shtune një operacion të gjerë në Elbasan, në kuadër të goditjes së aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve. Bëhet me dije se kontrollet po kryhen edhe në Prrenjas, Librazhd e Elbasan.

Në kuadër të këtij aksioni, Gjykata ka lëshuar 20 urdhërkontrolle banesash, ndërsa janë lëshuar 18 urdhërarreste ndaj personave të dyshuar si të përfshirë në rrjete të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Mësohet se gjatë operacionit, forcat ligjzbatuese kanë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente të tjera, të dyshuara se përdoreshin për aktivitet të paligjshëm. Po ashtu raportohet se ka edhe disa persona të shoqëruar.