AKTUALITET, 30 Qershor 2023, 17:38

Bill Klinton do të vijë në Tiranë, juristi zbulon arsyen

Bill Klinton do të vijë në Tiranë, juristi zbulon arsyen

Juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për Euronews Albania se Bill Klinton do të vijë në Tiranë më 4 korrik për të dhënë një mesazh për Kosovën, por nuk do të jetë në Prishtinë sepse kryeqyteti i Shqipërisë shihet si më i vlerësuari nga aleatët perëndimorë.

Sipas Spahiut, Tirana në sytë e ndërkombëtarëve ka ditur të ruajë balamcat në kohën e krizave rajonale.

“Ajo çfarë është e veçantë në gjithë vizitën e Klinton është që shfaqet për herë të parë pas një krize në çështjen shqiptare dhe krizë që lidhet me  sovranitetin e veriut të Kosovës, shfaqet njeriu që në Kosovë njihet si Ismail Qemali i shqiptarëve, por për pavarësinë e shtetit të dytë të shqiptarëve , të Kosovës,” – u shpreh juristi.