AKTUALITET, 11 Nëntor 2023, 12:15

Bie dëbora e parë për këtë vit në Qafë Thore, ARRSH: Rruga është e hapur dhe qarkullimi kryhet pa probleme

Bie dëbora e parë për këtë vit në Qafë Thore,

Dëbora e parë për këtë viti filloi në Qafë Thore. Kjo u bë e ditur nga Autoritet Rrugor Shqiptar përmes një postimi në “Facebook”, ku thotë se kjo dëborë na fton në sezonin dimëror.

ARRSH njofon se grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren për të mbajtur hapur dhe lehtësisht të kalueshëm këtë aks, por edhe për turistët alpinë që zgjedhin të vizitojnë këtë zonë turistike.

Dëbora e parë për këtë vit filloi në Qafë Thore duke na ftuar në sezonin dimëror.

Grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren për ta mbajtur hapur dhe lehtësisht të kalueshëm këtë aks, për banorët e zonës por dhe për turistët alpinë që zgjedhin të vizitojnë këtë zonë turistike. Rruga është e hapur dhe qarkullimi kryhet pa probleme”.