AKTUALITET, 4 Qershor 2022, 11:36

Begaj për president, Balla: Meta të mos na hapë ndonjë betejë kot, i kemi marrë masat

Begaj për president, Balla: Meta të mos na hapë ndonjë

Kandidati i propozuar nga Kryesia e PS-së për Presidentin e Republikës, Bajram Begaj ka depozituar kërkesën e dorëheqjes nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se ligji për Forcat e Armatosura parashikon që ushtarakët të japin dorëheqje përpara se të emërohen dhe të zgjidhen. Për këtë Balla tha se beson se nuk do të krijohet ndonjë ngërç nga Ilir Meta.

“Besoj se kjo procedurë do të përfshijë brenda orëve në vijim edhe Presidentin aktual që do të bëjë lirimin dhe kjo nuk do të jetë mendoj beteja e radhës.

Por kemi menduar edhe mënyrën e zgjidhjes nëse larg qoftë na krijohet ndonjë ngërç me Presidentin”, tha Balla.