AKTUALITET, 31 Tetor 2025, 17:17

"Betejën po e bëj për kandidatët e Bashkisë"/ Qori, ironi me Veliajn: S'kam ndërmend të vjedh, nëse bëj si ti, e pësofsha 100 herë më keq!

"Betejën po e bëj për kandidatët e Bashkisë"/

Arlind Qori, kreu i 'Lëvizja Bashkë' dhe kandidat në garën për Bashkinë e Tiranës, ka reaguar pasi Veliaj para Gjykatës Kushtetuese tha se këtë betejë po e bën dhe për kandidatët e tjerë që synojnë të zgjidhen në krye të Bashkisë.

"Unë sa herë që më është kërkuar kam qenë i pranishëm. Po sikur tia bëjnë këtë Ogertës, Florit apo Arlindit, kjo është një betejë që po e bëj dhe për ta, do të krijonte një precedent të rrezikshëm”, u shpreh Veliaj në fjalën e tij.

Në përgjigjen e tij, Arlind Qori shprehet se nëse zgjidhet kryetar bashkie nuk do të veprojë si Veliaj dhe ironizon se 'nëse çmendet dhe ndjek rrugën e Veliajt, duhet ta pësojë 100 herë më keq'.

Arlind Qori: Erion Veliaj ka deklaruar që betejën e tij me drejtësinë po e bën edhe për mua, nëse zgjidhem kryetar bashkie. Erion, unë nuk kam ndër mend të vjedh asnjë qindarkë. Nëse çmendem dhe bëj si ti, e pësofsha 100 herë më keq se ti!