AKTUALITET, 31 Tetor 2025, 17:11

VIDEO/ “Ju dua shumë!”, Erion Veliajn e rikthejnë në qeli pas seancës në Kushtetuese

VIDEO/ “Ju dua shumë!”, Erion Veliajn e rikthejnë në

Pas më shumë se shtatë orësh ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese seanca lidhur me shqyrtimin e vlefshmërisë së shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, me vendim të Këshillit Bashkiak, miratim qeverie dhe më tej me dekretin presidencial.

Erion Veliaj sapo ka lënë ambientet e Gjykatës Kushtetuese dhe në shoqërimin e Policisë së Burgjeve, u nis përsëri drejt qendrës së paraburgimit në Durrës.

“Ju dua shumë”, iu tha Veliaj mbështetësve të tij jashtë Gjykatës. 

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj tha se data dhe ora për shpalljen e vendimit do të njoftohet në vijim.