TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Biznesmeni i njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka përfunduar sot marrjen në pyetje në Prokurorinë e Tiranës, ku qëndroi për rreth tre orë.
Pacolli është thirrur për të dhënë shpjegime në kuadër të një çështjeje hetimore që lidhet me ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
Në javët e fundit, Pacolli ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të mosmarrëveshjeve me ortakët e tij, të cilët janë pjesë e koncesionarit që po zhvillon projektin e aeroportit.
