TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij, ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si një nga personat më të korruptuar në Europë.
Sipas Berishës, ekzistojnë dokumenta dhe të dhëna që faktojnë korrupsionin e tij, si brenda vendit, ashtu edhe jashtë Shqipërisë.
Berisha thotë se Rama ka në kontroll gjiçka, por i ka dalë nga “duart” kreu i opozitës. Për këtë, Berisha tha se kreu i qeverisë po përpiqet përmes gjyqit, të rrëmbejë flamurin e PD-së.
Berisha: Jemi në dy beteja të fuqishme, primaret dhe në betejën tjetër kundër armikut të egër, që është Edi Rama. Ai, në këto vite, ka arritur me metodat më korruptive të korruptojë brenda dhe jashtë vendit, ndoshta më shumë se kushdo tjetër në Europë. Sot ka dokumenta, të dhëna që faktojnë në mënyrë të pakundërshtueshme, se ai blen dhe shet nga mëngjesi deri në darkë. Nëse shohim se, ai ka krijuar një makineri dhe mekanizma shkatërrimtare për votën, komplekse, për fat të keq e kemi trashëgimi.
Kjo na detyron që ne t’i japim zgjidhje kësaj. Është e faktuar sot që çdo gjë mund të pranojë, por votën e lirë jo. Ata që mendojnë se ai pranon votën e lirë, gënjejnë veten, ose nuk kanë të qartë doktrinën elektorale dhe kushtet e një procesi të drejtë dhe të barabartë zgjedhor. Në të gjitha zhvillimet, deri sot, Edi Ramës i ka dalë jashtë kontrolli një faktor. Ai ka në kontroll makinerinë shtetërore elektorale, ka në kontroll makinerinë e patronazhistëve. Shprehu krenari për ta, ka nën kontroll dhjetra qindra milionë euro për të blerë në bursë votat e shqiptarëve.
Ka në kontroll krimin e organizuar, por për fat të keq kishte dhe kreun e opozitës, siç faktojnë. Kjo i ka dalë jashtë kontrollit, pas përpjekjesh të jashtëzakonshme për ta mbajtur nën kontroll, këtu ka humbur betejën. Tani përmes një procesi gjyqësor, përpiqet të marrë flamurin e PD-së.
Berisha ka komentuar edhe procesin e primareve në PD, për të cilat tha se nuk ishin perfekte.
Berisha: Së pari, shfrytëzoj këtë moment, për t’u përcjellë urimet më të përzemërta, të të gjithë kandidatëve që morën pjesë në primare. Në veçanti atyre që fituan në këtë garë. E parë në historinë e vendit, një rëndëi jetike në një vend ku nuk votohet. Le të shprehim besimin, vendosmërinë për ta shndërruar në një frymëzim për shoqërinë shqiptare dhe Shqipërinë në tërësi.
Përfundimi i primareve, dëshmon përpjekjen tonë më serioze dhe përpjekjen më serioze që një forcë politike ka bërë ndonjëherë për të respektuar liritë, dinjitetin dhe votën e anëtarëve të vet. Kjo përmbys praktikat e mëparshme të vendosjes së qeveritarëve vendorë të forcave politike. Vendos në qendër, pushtetin e anëtarëve.
Nuk pretendoj që ishin primare të përsosura. Këtu morën pjesë mbi 200 kandidatë. Në tërësi, personalitete të PD-së dhe anëtarë të shquar të shoqërisë civile, edhe ekselenca shqiptare që jetojnë e punojnë në kryeqytetet e Europës. Në çdo lloj varianti që ta analizosh, primaret janë forma më genuine, më institucionale, më e drejtë e hapjes së partisë. Në këto primare, janë pranuar me vetdeklarim ose propozim nga degët ose anëtarësia, të gjithë ata që kanë plotësuar kriteret elementare që kërkohen për të marrë pjesë në garë. Nuk ishin të përsosura, por praktika e fituar me këto primare, problematikat e dalura, janë një pasuri e çmuar për ne, për t’i përsosur ato në raundet e tjera të zgjedhjeve.