TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Hakerat iranianë kanë publikuar dëshmitë e penalitetit të punonjësve të Ministrisë së Brendshme. Në telegram janë nxjerrë 214 faqe me dokumente, krahas të cilave shkruajnë: “Bari është gjithmonë më i gjelbër në anën e terroristëve! O ju që kërkoni nga historia dhe historia kriminale e çdo shqiptari! Keni bërë të njëjtën gjë edhe për ata terroristë komunistë?
Për të gjithë dokumentet, data është e njëjtë 26-6-2020. Mbi të shkruhet “Në zbatim të nenit 484 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, nga verifikimet që iu bënë shënimeve në regjistrin gjyqësor pranë kësaj Ministrie, rezulton se shtetasi…është i padënuar”.
Ky është publikimi i radhës, ndërsa më parë kanë dalë të dhëna personale të zyrtarëve të lartë nga Rama deri te rangjet e ulëta dhe të dhëna sensitive për shtetasit shqiptarë.
