TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se moshetimi nga SPAK i disa provave, tregon sipas tij se ky organizëm nuk është gjë tjetër veçse skapi i PS-së.
Komentet Berisha i bëri gjatë një deklarate për mediat nga selia e PD-së, ku shtoi se Klodian Zoto, i përfshirë në të ashtuquajturën afera e inceneratorëve, nuk është gjë tjetër veçse një “peshk i vogël”, pasi sipas Berishës, “peshku i madh” është kryeministri Edi Rama.
Berisha i bëri thirrje çdo shqiptari, përtej bindjeve politike që të ngrihen e ta rrëzojnë qeverinë e Edi Ramës nga pushteti.
“Fakti që dokumentat e publikuara në kuadër të liftës brenda llojit të grupit të strukturuar kriminal, kanq qenë në dosjen e prokurorëve dhe nuk janë marrë parasysh, janë një provë tjetër se SPAK nuk është gjë tjetër veçse SKAPI i partisë i kontrolluar nga Rama. Mijëra eurot e shpenzuara nëpër hotele janë vetëm një pikë ujë e milionave të eurove ku lundrojnë Rama dhe ministrat e tij.
Klodian Zoto është vetëm peshku i vogël, peshku i madh, Edi Rama fluturon me charter me dhomë gjumi pasi ka tmerr të qëndrojë në zyrën e tij. Ndaj edhe dy ditë para 8 dhjetorit, në studimin e fundit në ditën kundër korrupsionit, Shqipëria u ngjit në majë të shkallareve të korrupsionit. Të gjitha këto janë edhe njëherë një apel i fuqishëm për çdo qytetar shqiptar, të ngrihet me guxim për të larguar sa më parë këtë qeveri që vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh”, u shpreh Berisha.