AKTUALITET, 28 Maj 2025, 12:28

Berisha: Votën me kallashnikov nuk e mbrojmë, por tani fillon lufta! Kemi dokumentet. U kërkoj shqiptarëve të kenë durim

Berisha: Votën me kallashnikov nuk e mbrojmë, por tani fillon lufta!

Sali Berisha në një konferencë për media, ka parashtruar ato që i cilëson dokumente që vërtetojnë se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, kanë qenë një farsë eletktorale.

Berisha, tha se votën e shqiptarëve nuk e mbrojnë dot me kallashnikov, por shtoi se zotërojnë dokumente dhe se lufta për votën e lirë është vetëm në fillimin e saj.

Berisha: Sot ka shqiptarë të dëshpëruar ka shqiptarë të zhgënjyer, por ka dhjetëra mijëra shqiptarë që janë gati të luftojnë për votën e lirë.

Mos kujtoj kush kurrë se një bandit si Edi Rama do mund të imponojë këto rezultate njerëzve të lirë të Shqipërisë. Ky është vetëm fillimi. Edhe njëherë u them shqiptarëve durim se ne kemi dokumentet.

Ne kemi bërë gjithçka për të mbikëqyrur votën tuaj. Ne me kallashnikov votën nuk e mbrojmë, por tani lufta fillon. Ne nuk pranojmë kurrë zgjedhje të tillë, nuk pranojmë kurrë rezultat të tilla.