TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtoria e Kontrollit të Specializuar pranë Administratës Tatimore ka nisur kontrollin për makinat e luksit të blera nga individë të paregjistruar në organet tatimore.
Nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit rrugor, rezulton se 400 automjete janë blerë gjatë vitit 2023-2024, nga persona të cilët nuk kanë deklaruar të ardhura.
“Administrata Tatimore u sugjeron individëve të deklarojnë të ardhurat e përdorura për blerjen e këtyre mjeteve në mënyrë që të shmangin penalitetet.
Të gjithë individët që zotërojnë automjete të kategorisë luksoze do të përfshihen në procesin e verifikimit nëpërmjet analizës së: Të ardhurave të deklaruara pranë AT, Përputhshmërisë së tyre me vlerën e pasurive të zotëruara, Dokumentacionit justifikues të burimit financiar”, thuhet në njoftim.