AKTUALITET, 28 Maj 2025, 10:07

Gjyqi në Apel/ Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, Festim Bexhdili: S'kam EncroChat! Avokati: Të merren në pyetje dhe Dritan Rexhepi me Aldo Majnishtën

Gjyqi në Apel/ Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, Festim

Në gjykatën e Apelit të Posaçëm po zhvillohet procesi ndaj Festim Bexhdilit i dyshuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Bexhdili ishte dënuar me burg përjetë, por vendimi u prish nga gjykata e lartë dhe çështja u kthye për rigjykim

SPAK pretendon se Bexhdili ka patur nje celular encro chat, por nuk është zbërthyer! Ndërkohë Bexhdili pretendon se nuk ka përdorur encrochat

Avokati Ilir Murati ka kërkuar pyetjen e bashkë të pandehurve Aldo Majnishta dhe Dritan Rexhepin

Ai thotë se janë zbërthyer komunikimet në SKYECC dhe Altin Hajri nuk ka komunikime me Festim Bexhdilit

Sipas tij, komunikimet e Hajrit janë me te pandehurin Dritan Funiqi i cili udhëzon që Festim Bexhdili te mbyllë gojën. Gjithashtu ai ka kërkuar thirrjen e një eksperti që të interpretojë pamjet filmike